Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e parë për Como-n.
Como si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Empolin.
Vojvoda ka asistuar në golin që shënoi Douvikas në minutën e 61-të.
Për mysafirët ka realizuar Kouame në minutën e 75-të.
Pas javës së 30-të në Serie A, Como është në vend të 13-të me 30 pikë, ndërsa Empoli renditet në të 18-tin me 23 sosh.