Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

- Bota Sot

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

Real Madridi ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Leganes me rezultat 3-2.

Los Blancos kaluan të parët në epërsi, por në pushim mes pjesëve shkuan në disavantazh 1-2.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar arsyen pse skuadra e tij vuajti shumë në këtë ndeshje, duke thënë se kjo ndodhë gjithmonë pas pushimit të klubeve për ndeshjet e Kombëtareve.

“Kemi luajtur një lojë të mirë. Do të thoja se e menaxhuam mirë ndeshjen. Por na mungonte ekuilibri. Kjo është arsyeja pse pranuam dy gola”, tha Carlo Ancelotti për La Liga TV.

“Ndjehem sikur dolëm shumë mirë në pjesën e dytë, por në fund vuajtëm”.

“Kjo është ajo që marrim pas pushimit ndërkombëtar. Por problemi ynë më i madh është se na mungonte ekuilibri”, tha Ancelotti.

Real Madridi është barazuar me Barcelonën me nga 63 pikë, megjithatë katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot