Barela: Mendja vetëm tek ekipi

- Bota Sot

Barela: Mendja vetëm tek ekipi

Interesi i Al Hilal-it për Nikolo Barelës daton prej kohësh, oferta e parë arriti gjatë merkatos së dimrit kur mesfushori refuzoi me dashamirësi për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në Inter.

Por klubi arab nuk është një nga ata që heqin dorë nga preja e tyre shumë lehtë dhe ka bërë një tjetër tenativë në Ligën Pro Saudite.

35 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme për lojtarin, i cili ka refuzuar sepse dëshiron të qëndrojë tek Interi, ku deri në 2029 do të arkëtojë diçka më shumë se 26 milionë euro.

Vetë mesfushori nuk ka dashur të komentojë shifrat, teksa në një deklaratë për “DAZN”, ai tha: “Do të përpiqemi të ngremë Botërorin e klubeve për vete, për tifozët e për të gjithë Interin.

E dimë që është një turne shumë i vështirë dhe do të vijë pas një kampionati të gjatë. Do të ketë shumë faktorë për të vlerësuar, por qëllimi ynë është të shkojmë për të fituar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot