Skënder Gega nuk është e vetmja prurje te Partizani gjatë kësaj periudhe.
Pas zyrtarizimit të trajnerit 61-vjeçar, klubi i Partizanit ka emëruar si drejtor teknik, ish-futbollistin e kuq, Sokol Haxhia.
Është vetë klubi kryeqytetas që njofton emërimin e Sokol Haxhia në rolin e drejtorit teknik.
Ai ka nisur menjëherë nga puna së bashku me drejtorin sportiv, Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e skautimit, Altin Ferat.