Barazoi Ronaldon me gola në sezonin e parë

- Bota Sot

Barazoi Ronaldon me gola në sezonin e parë

Kylian Mbappe ka barazuar shifrat e Cristiano Ronaldos me gola në sezonin e parë me Real Madridin, me dy golat që shënoi mbrëmë.

Francezi foli pas fitores 3-2 kundër Leganes.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pas angazhimeve me kombëtaret, gjithmonë eshtë e vështire te kthehesh ne fushe me klubin. E dimé çfarë duhet te bëjme çdo herë, te fitojme.

E nisem mirë, shenuam golin e parë, edhe pse më pas për 20 minuta nuk luajtëm mire. E dinim që, nëse do të luanim mire, do të shenonim dy gola dhe do te permbysnim ndeshjen, ashtu sikurse ndodhi”.

“Kemi punuar per kete disa javë me parë me stafin. E dija që mund ta godisja në atë anë dhe ne atë menyrë.

Pashe hapesirën dhe shokët e ekipit më lanë ta godisja. Ishte një perpjekje e perbashkët me stafin. Jemi të gjithe bashke, jemi nje familje.

Edhe festa me Llopis (pergatitesi i portierëve) ishte një menyre per ta treguar kêtë”, tha Mbappe për Real Madrid Tv.

“Eshtë diçka shumë e veçante. Jam i sigurt se gjëja me e rëndesishme janë rezultatet që arrin me skuadrën, por te shenosh po aq gola sa Cristiano eshtë gjithmone dicka pozitive. E dimë sfare perfaqeson ai për Real Madridin dhe për mua. Më jep shume keshilla, ka shënuar shumë gola. Dua të fitoj trofe këtu”. tha ai..



Lexoni të gjitha në Bota Sot