Bayerni pritet i përgjysmuar ndaj Interit

- Bota Sot

Bayerni pritet i përgjysmuar ndaj Interit

Në shtëpinë e Bayern Munich, situata po bëhet edhe më e vështirë përpara ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Pas dëmtimeve të Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano, edhe Hiroki Ito u largua nga fusha, pasi pësoi një frakturë në “metatars”, duke e komplikuar më tej planin e Kompany.

Pas një periudhe të gjatë pushimi dhe rehabilitimi, japonezi hyri në fushë në minutën e 58-të në vend të Guerreiro, gjatë ndeshjes së Bundesliga kundër St.Pauli, të cilën bavarezët e fituan 3-2, por më pas u detyrua të largohej për shkak të dhimbjeve që kishte në këmbën e djathtë, si pasojë e rikthimit të një lëndimi të mëparshëm.

Ito ishte alternativa kryesore për çiftin e mbrojtësve qendrorë të titullarëve, që përbëhen nga ish-lojtari i Napolit, Kim Min-jae, i cili sapo është kthyer nga një lëndim, dhe ish-lojtari i Tottenham, Eric Dier.

Sidoqoftë, nuk mbaron me kaq. Para dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, kampi bavarez gjithashtu duhet të përballet me mungesën e Neuer.



Lexoni të gjitha në Bota Sot