“Të fitojmë pa ndihmën e arbitrave”, Lunin sqaron gafën.
“Përpjekja për të përfituar nga zotërimi i dobët i spanjishtes nuk më duket e drejtë, por do të përpiqem të përmirësohem. Një fitore e merituar dje. Hala Madrid”, kështu shprehu pakënaqësinë e tij portieri i Real Madridit Andriy Lunin për bujën e shkaktuar nga fjalët e tij pas fitores së Los Blancos kundër Leganes në historitë e tij në Instagram.
Një tjetër ndeshje e rrethuar nga polemika arbitrare, me ukrainasin që deklaroi në fund të ndeshjes me spanjisht të pasigurt në zonën mikse:
“Nuk dua të flas për vendimet e arbitrave, duhet t’i fitojmë këto ndeshje pa ndihmë. Dua të them se duhet t’i zgjidhim ndeshjet duke luajtur mirë, duke luajtur në mënyrë të organizuar, duke u përpjekur të mos pësojmë gol”.