Flick në versionin e tij më të ashpër për Ansu Fati

- Bota Sot

Flick në versionin e tij më të ashpër për Ansu Fati

Hansi Flick në versionin e tij më të ashpër.

Trajneri i Barcelonës ka folur me tone kritike, megjithëse në mënyrë të tërthortë, për situatën e Ansu Fati, i cili ka pasur një rol minimal këtë sezon. Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Girona, trajneri gjerman u shpreh: "Nuk është e lehtë për të, por nuk është e lehtë as për Pau Víctor dhe Pablo Torre".

Megjithatë, ndryshe nga Ansu Fati, Pau Víctor dhe Pablo Torre kishin një rol të rëndësishëm në ndeshjen e së enjtes kundër Osasunës. Flick sqaroi: "Pablo Torre dhe Pau Víctor luftuan shumë. Kjo është ajo që dua nga çdo lojtar; t’i tregojnë trajnerit se duan të luajnë".

Faktet flasin vetë: në kampionat, Ansu Fati ende nuk ka luajtur, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Barcelonën daton në tetor, në një ndeshje kundër Bayern Munich.

Në janar, Flick zhvilloi një takim me sulmuesin, i cili dikur konsiderohej pasardhësi i Messit dhe trashëgimtari i fanellës me numrin 10 te Barcelona. Trajneri gjerman u shpreh: "Kam qenë i sinqertë me të…." Pavarësisht kësaj, Ansu Fati vendosi të qëndrojë në klubin katalanas. Deri tani, kjo zgjedhje nuk e ka ndihmuar të fitojë besimin e trajnerit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot