Pas Crystal Palace dhe Nottingham Forest, Aston Villa është ekipi i tretë që siguron “biletën” për në gjysmëfinalet e FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery ka fituar në transfertë 0-3 ndaj Preston, ekip që luan në Championship.
Pjesa e parë e takimit u mbyllë 0-0. Goli i parë i avantazhit për Aston Villa-n do të vinte në minutën e 58-të, pas një aksioni të gjatë, Lucas Digne asiston bukur për Rashford, i cili dërgon topin në rrjetë.
Pesë minuta më vonë, Rashford do të shënonte golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKOGOLIN
Fitoren e vulosi Jacob Ramsey me golin e tij të bukur në minutën e 70-të.
Në orën 17:30, do të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i fundit mes Bournemouth dhe Man. City.