Zurich kthehet me tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 rivalin e vjetër Grasshoppersin.
Bledian Krasniqi është kreator i fitores së mysafirëve.
Gbamin (45+2) e Krasniqi (69) shënuan për Zurich-un dhe Bojang (82) për vendasit.
Kapiteni Amir Abrashi u paraqit titullar për Grasshoppers-in dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.
Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi luajtën titullarë për Zurich-un.
Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të e pesë minuta më vonë u zëvendësua.
Pas javës së 28-të në kampionatin zviceran, Zurich zë pozitën e 6-të me 45 pikë e Grasshoppers të 11-tin me 27 sosh.