Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi me përmbysje përballë Dinamos, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 4-1 në favor të vendasve.
Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ernest Gjoka.
“Mendoj që e filluam shumë keq sepse unë vazhdoj dhe këmbëngul se jemi një skuadër që na bën punë vetëm fitorja. Ishte e njëjta shfaqje si ndeshjen e fundit me Teutën.
Mbarimi i pjesës së parë mund të ishte më keq si e zhvilluam ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbnin, i thashë që gjithçka për gjithçka. Bërtita shumë në pushim të ndeshjes.
Nuk është çështje impenjimi. Nuk kemi rast dhe kohë për të neglizhuar diçka. Shyqyr që patëm një Dinamo të cunguar. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që ndeshje të jetë këshut. Po të shikosh të gjitha ndeshjet, pjesa e parë ka qenë shumë e vështirë për ne, pothuajse në çdo ndeshje.
Ju në Kupë me lojtarët e rinj, sot Dinamo, ju ktheu reston? Unë s’besoj se na ktheu reston, por di që ka pasur lojtarë të dëmtuar”, tha Gjoka.