Kontestimet për arbitrimin

- Bota Sot

Kontestimet për arbitrimin

Real Madrid mundi 3-2 Leganes, por edhe për këtë takim, nuk munguan kontestimet për arbitrimin.

Trajneri i Los Blancos, Ancelotti u shpreh se te Leganes nuk kanë përse të ankohen dhe se vendimet e gjyqtarëve duhen respektuar.

“Duhet të vuajmë së bashku. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë.

Nuk më kujtohet një ndeshje ku ne nuk kemi vuajtur. Leganesi po ankohet …, por edhe ne gjithashtu mund të ankohemi. Ishin dy momente të vështira. Arbitri vendosi ashtu dhe nuk kam çfarë të them më tepër.

Goli i Mbapesë nga goditja e dënimit? E provuam atë skemë në seancën e djeshme stërvitore dhe ishte shumë efektive. Sot e provuam dhe na funksionoi shkëlqyeshëm”, tha strategu italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot