Edhe fshatrat e Famullisë së Velezhës e respektonin pa masë sepse ishte nga ata profesor i cili kishte një qëndrim kombëtarë dhe nuk i ndante shqiptarët në aspektin fetar. Punonte shumë ngushtë me veprimtarët e kësaj treve: Bernard Oroshin, Mark Spaqin, Simon Spaqin dhe Luz Palokën. Vlenë të theksohët se edhe mbas luftës së Kosovës e deri me tash fshati Korishë me fshatrat Malsi e Re,Lutogllavë,Caparc mbetën fshatra që nuk janë prekur nga era e neotomanizmi siç janë disa vende tjera në Komunën e Prizrenit por i mbetën besnik shqiptarizmës. Kjo u arrit falë intelektualeve siç ishte Qazim Kabashi dhe intelektualët e tjerë të shumtë të fshatrave Korishë, Malsi e Re; Lutogllavë e Caparc.
![]()
Nga shumë aktivitete që zhvilluam për disa vite me mbetën në kujtim shumë gjera por për lexuesit dëshiroj ta theksoj një ngjarje: Ishin vite të rënda kur veprimtarët shqiptarë rraheshin, burgoseshin e maltretoheshin. Dhe vetëm disa ditë më parë ishin maltretuar rënd dy veprimtarë te Degës së LDK-së Selatin Braha apo baca Salë siç e quanim ne të rinjët si dhe Skënder Berisha, të dy veprimtarë të palodhur,dhe tash të ndjerë.Radha si duket i kishte ardhur edhe Qazim Kabashit. Në një ditë herët kur shumë veprimtarë të Degës së LDK-së na u rralluan dhe nuk guxonin të vinin në zyrat e LDK-së në Prizren ishim vetëm katër persona që i frekuentojshim më shpesh këto zyre: Islam Bajrami, Qerim Mamusha, Qazim Thaqi dhe unë Nue Oroshi.
![]()
Një ditë zyra u rrethua dhe hynë inspektorët e sigurimit serb.Ata u drejtuan me kërcnim, kërkojmë Qazën! Qazim Thaqi paksa u gjend në vështirësi por tha unë jam Qaza! Kur ja kërkuan letërnjoftimin dhe tha jo, po e kërkojmë Qazim Kabashin. Për fat ai atë ditë nuk ishte ardhur në zyrën e LDK-së në Prizren. Kishte edhe shumë ngjarje dhe veprime të tjera kur punonim bashkarisht, bënim organizime kombëtare dhe profesori Qazim ishte i palodhur. Ai shpesh nuk kishte kohë të kujdesej as për familjen e tij duke vepruar kombtarishtë.
Gjatë periudhës së luftës në Kosovë profesor Qazim Kabashi ishte përgjegjës i logjistikës në Batalionin e Kabashit, por në bazë të dokumenteve që posedoj të këtij batalioni ku në të ardhmën planifikoj ta shkruj një libër pasi ti kompletoj lënden arkivore për qëndresën e këtyre fshatrave ,profesor Qazimi kishte një respekt nga të gjithë ushtarët për fatin se shumicën e tyre i kishte pasur edhe nxënës.
Pas luftës Qazim Kabashi ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës kohore 2001-2004. Edhe pse ishte zgjedhur deputet edhe pse e kishte pasur mundësinë që të pasurohej ai nuk e kishte zgjedhur atë rrugë. E kishte zgjedhur rrugën që të mbetët veprimtar i përjetshëm dhe shpeshhere udhetimin ne Prishtin e bënte me autobus dhe nuk ishte ithtar i gjipave të zinj dhe jetës luksoze. Por gjithmonë dhe gjithherë ishte i gatshëm që të merrte pjesë në çdo aktivitet kombëtar.