Napoli ruan hapin për kreun e tabelës me fitoren e sotme në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Napoli e ka mposhtur me rezultat 2:1 Milanin.
Tre gola të shënuar dhe një penallti e humbur në një atmosferë të zjarrtë.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Napolin.
Dy gola për 19 minuta, në anën tjetër shpërtheu atmosfera si vullkan në Napoli.
Politano shënoi në minutën e 2-të e Lukaku në atë të 19-tën.
Gimenez i Milanit pati rastin më të mirë në minutën e 69-të por dështoi nga penalltia.
Në minutën e 84-të, Joviq e ngushtoi humbjen në 2:1.
Interi kryeson me 67 pikë, i ndjekur nga Napoli me 64 dhe Milani renditet në pozitën e nëntë me 47 pikë pas javës së së 30-të në Serie A.