“Duel total”, Mbappe sfidon Levën, është në momentin më të mirë

- Bota Sot

“Duel total”, Mbappe sfidon Levën, është në momentin më të mirë

Më në fund, Real Madrid po shijon Kylian Mbappe. “Gjeli” më i famshëm është rikthyer në versionin e tij më të mirë, është rikthyer të bëjë liderin edhe tek Reali. Ndaj Leganes, tifozët shijuan një super Mbappe. Sulmuesi francez fillimisht realizoi një gol me “Panenka” nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas realizoi nga goditja e dënimit, goli i parë në karrierë në këtë formë, por që rezultoi një 3 pikësh për Realin.

“Është në momentin më të mirë”, shkruan Marca në faqen e parë.

Edhe vetë lojtari, e pranon se tani ndihet më mirë pasi është përshtatur me këtë realitet të ri: “Gjithçka që dëshiroja ishte të luaja këtu, në Bernabeu, me këtë fanellë. Reali është klubi më i mirë në botë, ka një aurorë që nuk e ka asnjë klub tjetër. Të luaja këtu ishte një ëndërr, por tani është një realitet. Tani dua të fitojë La Liga, Champions League dhe gjithçka tjetër që mund të fitosh me Real Madrid”, u shpreh Mbappe.

Me dy golëshin e shënuar kundër Leganes, Mbappe u ngjit në kuotën e 22 golave në sezonin e tij të parë me Real Madrid. Mbappe sfidon në këtë mënyrë edhe Robert Lewandowskin pasi diferenca me “bomberin” e Barcelonës është vetëm 3 gola, fakt që e sjell në kujtesë edhe AS: “Duel total”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke sjell në faqen e parë Mbappe dhe Lewandowski-n.



Lexoni të gjitha në Bota Sot