Paul Pogba mund të rikthehet të luaj futboll, por ai ka nevojë për një klub të ri.
Një nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit ishte gjiganti francez Olympique Marseille, por gjërat kanë marrë kthesë të papritur.
Marseille ka hequr dorë nga Pogba dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit,Pablo Longoria.
“Ne folëm me Pogba dhe shqyrtuam mundësinë e nënshkrimit të tij si një agjent i lirë, por në fund vendosëm të mos vazhdojmë me nënshkrimin”.
“Besojmë se procesi i tij i përshtatjes mund të prishë ekuilibrin e brendshëm të ekipit”, deklaroi presidenti i klubit francez.
32-vjeçari tani ka dy opsione të tjera për ta vazhduar karrierën dhe atë larg kampionateve evropiane.
Bëhet fjalë për kampionatin arab dhe atë amerikan, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit me shumë përvojë.