Jelena Miliq është ambasadore e Serbisë në Kroaci. Më saktësisht, të paktën kështu ka qenë deri javën e kaluar, kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me një vendim të nënshkruar, e ka tërhequr nga kjo pozitë, ku ka qenë që nga marsi i vitit 2022.
Nuk dihen arsyet e kësaj procedure, por ajo tashmë është bërë e ditur përmes rrjetit social Facebook ku ndër të tjera Miliq ka shkruar edhe për fëmijërinë e saj.
Ndër tjera, ajo ka përmendur edhe Kosovën si shkak i tërheqjes së saj nga pozita e ambasadores.
Në pjesën e citatit, ajo shpreh qartë që nuk ka mbështetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe, gjithashtu, përmend se është kritikuar nga disa individë dhe media të lidhura me Serbinë, si Vojislav Sheshelj dhe mediat si Informer.
“Asnjëherë nuk kam qenë pro pavarësisë së Kosovës dhe se këtë e kanë “provuar” Sheshelj dhe disa media serbe, si Informer”, ka shkruar ajo, raporton Klix.
Deklarata e saj vazhdon duke përfshirë se si e ka marrë këtë post, por edhe pozitat e saj lidhur me mandatin.
Nga teksti mund të kuptohet se Miliq ndihet e sigurt në pozitat e saj dhe komunikon qartë se nuk ka qenë e detyruar në asnjë mënyrë ta pranojë këtë funksion. Po ashtu, përmendja e kullës në Vukovar mund të jetë një metaforë, por lidhet me një vend të rëndësishëm që ka një kuptim emocional dhe historik. Përmes gjithë kësaj, tonimi i saj duket si një përgjigje ndaj mundësive të spekulimeve ose kritikave.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.
Në dokumentin zyrtar konfirmohet se Miliç është liruar nga detyra, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë end endonjë arsye specifike.
Zhvillimi erdhi në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.