I mbërritur në janar me udhëzimet specifike të Conceiçao, sulmuesi portugez Joao Felix befasoi vetëm në Coppa Italia gjatë Milan-Roma (gol dhe asist për Gimenez) pa lënë asnjë gjurmë të mëtejshme në fushë midis Serie A dhe Champions League.
Së fundi është bërë virale një video ku shfaqet portugezi në një rol negativ gjatë pushimit të pjesës së parë mes Napoli dhe Milan. Pikërisht në dalje të dhomave të zhveshjes ndërsa kuqezinjtë u rikthyen në fushë në kërkim të përmbysjes.
Walker shihet duke i thirrur ashpër Joao Felix-it: “Pasoje topin, askush këtu nuk është Messi. Kaloje topin“. Një ftesë e fortë nga një prej lojtarëve lider të Milan në dhomat e zhveshjes.
Asnjë reagim i veçantë nga ish-lojtari i Chelsea, i cili duket se tund pak kokën. 25-vjeçari më pas do të zëvendësohej nga Conceiçao për t’i lënë vend Chukwueze. Mesazhi i Walker është i qartë: luani si ekip dhe shmangni individualizmin e tepruar.
Diçka që Milan do të duhet ta mbajë fort parasysh edhe për derbin me Inter që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në San Siro dhe i vlefshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.