Miliona për të tërë në Madrid

- Bota Sot

Miliona për të tërë në Madrid

Sukseset sportive përkthehen edhe në suksese ekonomike. Është ky ligji i futbollit profesionist. Suksesi sjell me vete ardhjen e parave, në të gjitha nivelet.

Prej shumë vitesh, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka vendosur që futbollistët të shpërblehen për titujt e fituar.

Rregulli ndonjëherë thyhet, siç ndodhi me sukseset në Champions League kundër Mançester Sitit dhe Atletikos së Madridit, të cilat rezultuan në një çmim prej 250,000 € për lojtar, siç raportoi “Cope”. Më shumë ndeshje, më shumë mund, më shumë shpërblim.

Reali i Madridit pagoi 40 milionë euro bruto në bonuse sezonin e kaluar, duke reflektuar sukseset e arritura nga skuadra e Ançelotit, të pasqyruara në llogaritë e klubit. Superkupa, Liga dhe Liga e Kampionëve mbushën me gëzim tifozët e Real Madridit dhe xhepat e lojtarëve. Suksesi në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve në Londër rezultoi në një çmim bruto prej 900,000 euro për çdo lojtar. Vlen të theksohet se një pjesë e vogël e çmimit shkoi edhe për basketbollistët për fitimin e Ligës Endesa.

BOTËRORI I KLUBEVE, PËRPARËSI – Këtë sezon, Reali i Madridit ka fituar dy trofe: Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale. Ndryshe nga vitet e tjera, madrilenët po hyjnë në fazën finale të sezonit me mundësinë për të fituar edhe katër tituj të tjerë. Kupa e Mbretit, Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Botës për Klube, që premton të gjenerojë të ardhura të majme për klubin.

Pikërisht botërori i klubeve shihet me përparësi absolute në Madrid, teksa mediat spanjolle nënvizojnë se në rast suksesi në SHBA, Perez do të paguajë deri në 80 milionë euro shpërblime për lojtarët e tij në këtë sezon, ose sa dyfishi i sezonit të kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot