Guardiola kritik ndaj vetes

- Bota Sot

Guardiola kritik ndaj vetes

Pep Guardiola ndjeu se lojtarët e tij të Manchester City rizbuluan “zemrën dhe shpirtin” e tyre në fitoren 2-1 të FA Cup ndaj Bournemouth dhe pranoi se ky pasion i ka munguar këtë sezon ekipit të tij.

“Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me taktika. Ato janë të rëndësishme, por ajo që na ka munguar këtë sezon ka qenë zemra dhe shpirti. Ishte dëshira ajo që na ka munguar, diçka që e kemi patur dhe me të cilën kemi ecur për shumë vite”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll i “citizens” komentoi: “Si trajner e di se kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u rikuperuar. Ajo nuk vjen nëse shesim apo blejmë lojtarë, por e rëndësishme është të rizbulojmë këtë pasion”.

“Që kur luajtëm ndaj Bournemouth në nëntor ne kemi bërë gabime të jashtëzakonshme dhe si ekip nuk kemi pasur zemër. Kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u rikuperuar për të ardhmen“, tha Guardiola.

Trajneri i Manchester City e ka vlerësuar performancën e tij këtë sezon si vërtet të dobët. Një ekip i eliminuar nga Champions League dhe jashtë garës për titull në Premier League, duke qenë në garë vetëm në FA Cup.

Një sërë faktorësh kanë kontribuar në këtë situatë, sidomos dëmtimet e lojtarëve kryesorë, veçanërisht mungesën afatgjatë të Rodri. I pyetur se si e shikonte punën e tij, spanjolli tha: “Këtë sezon ajo ka qenë vërtet e varfër”.

“Kundërshtarët nuk na dhanë kurrë qilim të kuq për të fituar titujt që kemi fituar në të kaluarën. Detyra ime ishte ta kapërceja situatën shumë më mirë se sa kam bërë. Shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme”, tha Pep.



Lexoni të gjitha në Bota Sot