Fabio Paratiçi është i përzgjedhuri i Milanit për postin e drejtorit sportiv.
Sipas medieve italiane administratori i deleguar i klubit kuqezi ka udhëtuar sot drejt Londrës për të finalizuar akordin me ish-drejtorin e Juventusit dhe Totenhemit.
Në garë për këtë post ka qenë edhe Igli Tare, i cili siç u raportua edhe në medie ishte i preferuari i Zlatan Ibrahimoviç.
Por Paratiçi kishte pëlqimin e Xhorxho Furlanit, i cili vendos veton në këtë drejtim duke i bërë të qartë presidentit Kardinale se do të ishte ai që do të zgjidhte stafin e ngushtë të bashkëpunëtorëve.