Policia tash e tutje jua sjell gjobën e trafikut në shtëpi

- Bota Sot

Policia tash e tutje jua sjell gjobën e trafikut në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 prill do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për shkeljet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Gjobat do të dërgohen në dy mënyra:

Përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.

Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ka qenë drejtues i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit që ka drejtuar automjeti, teksa mosdorëzimi i këtyre të dhënave do të sjellë masa ligjore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot