Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane

- Bota Sot

Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane

Serie A gjithmonë prodhon mbrojtës cilësorë, madje edhe në vite krizash, kur duket sikur asnjë talent nuk po del në dritë në kampionatin italian.

Një emër i radhës që po përmendet shumë në tregun e transferimeve është qendërmbrojtësi spanjoll Mario Gila. 24-vjecari luan te Lazio, por ka një formim spanjoll, sepse është edukuar sportivisht tek Espanyol dhe Real Madrid.

Në vitin 2022, ai u transferua nga skuadra e dytë e Los Blancos në Romë, ku është bërë lojtar i qëndrueshëm për lacialët.

Gila këtë sezon ka 25 paraqitje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur rregullisht në Europa League. Luis de la Fuente po e ndjek me kujdes, që t’i japë një shans në kombëtaren spanjolle.

Për të kanë interes Tottenham, Bayern, Sevilla, PSG dhe Juventus. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 35 mln euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot