Buffon: Interi mbetet favoriti i madh

- Bota Sot

Buffon: Interi mbetet favoriti i madh

‘Që nga korriku kam thënë se Napoli do të përfundojë i pari ose i dyti, duke marrë të mirëqenë që Interi është skuadra më e fortë.

Megjithatë, angazhimet e shumta mund të kenë një ndikim negativ te zikaltrit, pasi kanë një kalendar të mbushur me ndeshje të rëndësishme çdo tre ditë’.

Këto janë fjalët e Gigi Buffon, 10 herë kampion i Italisë me Juventusin, i cili ka folur për garën e titullit gjatë ‘Gtalk’, një konferencë mbi rrjetet sociale, të rinjtë dhe botën dixhitale, e organizuar nga ‘Gazzetta di Parma’.

Ish-portieri legjendar ka vlerësuar gjithashtu emërimin e Igor Tudor-it në stolin e Juventusit: "Igor-i e njeh shumë mirë ambientin, ka energji për të transmetuar dhe skuadra kishte nevojë për diçka të tillë nga trajneri.

Për sa i përket së ardhmes, duhet të presim".

Lufta për mbijetesë

Para publikut të qytetit që e ngriti në majat e futbollit botëror, Buffon foli edhe për betejën për mbijetesë në Serinë A:

"Parma do të luftojë me Lecce-n. E shoh skuadrën të vetëdijshme për objektivin që duhet të arrijë.

Propozon më pak në lojë, por duket më e ekuilibruar se më parë, gjithmonë brenda ndeshjes dhe pa momente paniku.

Seria e rezultateve pozitive ka rritur shpresat për shpëtim.

Mendoj se rruga do të jetë e vështirë, duke parë kalendarin, por Parma kundër ekipeve të mëdha gjithmonë ka bërë paraqitje të shkëlqyera dhe ka marrë edhe pikë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot