Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi konsultime me përfaqësues të partive në pushtet dhe disa partive të pakicave për formimin e qeverisë së re. Partitë i tij në pushtet pritet të propozojnë mandatarin së shpejti.
Një pjesë e opozitës parlamentare i bojkoton konsultimet dhe kërkon formimin e një qeverie kalimtare.
“Kjo është humbje kohe. Kërkojmë qeveri kalimtare për të zgjidhur krizën. Partia Përparimtare po thellon ndarjet dhe dhunën në shoqëri”, tha Aleksandar Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.
Ish-kryeministri Milosh Vuçeviq dha dorëheqje mnë fund të janarit. Sipas opozitës, pushteti aktual synon ta zëvendësojë një qeveri jo-ligjitime me një tjetër, pa marrë parasysh kërkesat e studentëve dhe qytetarëve për zgjedhje të lira. Konsultimet po mbahen në kohën e protestave disa mujore dhe pakënaqësisë në rritje në shoqëri.
“Presidenti duhet të përfshijë edhe idenë e një qeverie të unitetit qytetar. Nevojitet dialog i vërtetë dhe përfshirës sepse kriza është serioze”, tha Savo Gjurgjiq, gjykatës në pension.
Opozita ka theksuar se vetëm një qeveri kalimtare teknike mund të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira në Serbi.