Pep komenton largimin e De Bruyne

- Bota Sot

Pep komenton largimin e De Bruyne

Pep Guardiola e ka quajtur një ditë të trishtuar lajmin e largimit të De Bryjnes nga Mançesteri.

“Kjo është një ditë e trishtuar. Por edhe një ditë e lumtur për faktin që pata kënaqësinë ta përjetoja personalisht kohën me të. Ai na dha të gjithëve shumë me përulësinë e tij dhe ndikimin e tij në suksesin tonë gjatë dekadës së fundit.

Kjo do të kishte qenë e pamundur ta imagjinonim pa të. Kur Kompani u largua, apo Aguero dhe Silva, ishte një ditë e trishtuar.

Na kanë mbetur ende 10 ndeshje, shpresojmë 11, që të mund t’i shijojmë me tifozët tanë dhe ai do të marrë dashurinë dhe vlerësimin që e meriton. Nuk e di nëse do të luajë në Botërorin e Klubeve. Unë do vija bast që do ketë një statujë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot