Largimi i Mullerit nga Bayerni, flet drejtori sportiv Eberl

- Bota Sot

Largimi i Mullerit nga Bayerni, flet drejtori sportiv Eberl

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.

Gjermanit nuk ju vazhdua kontrata nga drejtuesit e skuadrës dhe drejtori sportiv, Max Eberl tregoi edhe arsyen rreth këtij vendimi gjatë një interviste për “Sport 1”.

“Nuk kishte të bënte me aspektin financiar. Ishte një vendim sportiv. U ulëm me agjentin e tij në nëntor dhe thamë se gjithçka ishte e hapur. Më pas pamë se koha e lojës së Thomas u zvogëlua me shpejtësi që nga janari.

Më pas ne, menaxhmenti sportiv, e shqyrtuam çështjen. Në një moment, morëm një vendim dhe e koordinuam atë me bordin.

Thomas nuk është lojtar i zakonshëm. Ne e dinim se sa kompleks ishte vendimi. Ishte jashtëzakonisht emocional për mua”, u shpreh Eberl.

Muller, do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Klubeve ku Bayerni i tij pritet të marrë pjesë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot