Serbët e Çaçak-ut të Serbisë shpallin “persona non grata” Vuçiq dhe Bërnabiq

- Bota Sot

Serbët e Çaçak-ut të Serbisë shpallin “persona non grata” Vuçiq dhe Bërnabiq

Në një tubim qytetar të mbajtur në qytetin Çaçak të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, janë shpallur persona non grata në këtë qytet.

Po ashtu, ish-presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i është hequr titulli i qytetarit nderi, që i ishte dhënë në vitin 2015.

Vendimet janë marrë në një takim publik, që sipas Dragan Savkoviq, këshilltarit të Kuvendit Komunal të Çaçakut, përfaqësojnë vazhdimin e iniciativave qytetare të filluara më parë.

“Ne vetëm e kemi vazhduar atë që e kemi filluar para 20 ditësh, kur në një tubim qytetar e kemi shkarkuar kryetarin e komunës dhe kryetarin e Kuvendit të Qytetit të Çaçakut”, deklaroi Savkoviq për N1.

Ai shpjegoi arsyet e shpalljes së Vuçiqit dhe Bërnabiqit persona non grata, duke përmendur “shkatërrimin e institucioneve, rrënimin ekonomik të vendit dhe përçarjet në shoqëri”.

Për Bërnabiqin, arsyeja e përmendur ishte mbështetja e saj për nxjerrjen e litiumit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot