Mojsov paralajmëron Shkëndijen

- Bota Sot

Mojsov paralajmëron Shkëndijen

Sot (15.00) në Kavadar do të luhet ndeshja e javës së 26-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Tikveshi e pret liderin Shkëndijen ne Tetovës.

Ky është ndoshta derbi i javës për shkak të rëndësisë së pikëve për të dyja skuadrat, por edhe për shkak të formës së mirë të ekipeve të trajnerëve Gjorgji Mojsov dhe Jeton Beqirit. 

Tikveshi kërkon fitore. 

Tikveshit i duhen tri pikët, e ja çfarë ka paralajmëruar Gjorgji Mojsov.

“Është e qartë se na pret një ndeshje e vështirë, por po shkojmë për fitore dhe e treta radhazi në shtëpi.

E dimë mirë se kush na viziton, por me ndihmën e publikut kavadaras dhe lojtarit tonë të 12-të, shpresoj që ti fitojmë ato tri pikë, të cilat do të thonë shumë në vazhdimin e betejës për mbijetesë.

Sinqerisht jam i lumtur që po luajmë më mirë nga ndeshja në ndeshje.

Shpresoj që këtë do ta dëshmojmë në ndeshjen e sotme”, tha Mojsov për mediumin maqedonas “Sportsport”.

Shkëndija është favorite dhe synon të rikthehet me pikë të plota.



Lexoni të gjitha në Bota Sot