Një foto e një ish-lojtari të Barcelonës është bërë virale gjatë këtyre ditëve.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu pas pensionimit të tij nga futbolli, ka zgjedhur një karrierë jashtë futbolli duke punuar si shitës në dyqanin e njohur të veshjeve sportive, “Intersport”, në Marsejë të Francës.
Mathieu, kishte qenë pjesë e skuadrave si Sochaux, Toulouse, Valencia, Barcelona dhe Sporting.
Ai njihet për kohën e tij te Barcelona, ku ishte pjesë e asaj skuadre që fitoi “Tripletën” në sezonin 2014-2015.