Përsëri një Juventus i vendosur

- Bota Sot

Përsëri një Juventus i vendosur

Dushan Vlahoviç do të dalë përsëri nga tuneli për të luajtur që nga minuta e parë, kështu që është një tjetër balotazh i fituar me Kolo Muaninë pas atij të javës së kaluar me Xhenoan.Vlahoviq ka bindur trajnerin që ka vendosur të vazhdojë me një sulmues jo aq të shkëlqyer nga pikëpamja teknike, por shumë të vështirë për t’u mbajtur.

Me shumë mundësi, do ta mbështesin atë Jildiz dhe Niko Gonzalez, i cili do të zëvendësojë Kopmeiners, për të cilin Tudor ka organizuar disa javë speciale dhe specifike për të rikthyer formën fizike të humbur.

Risi nuk është vetëm Niko Gonzalez si trekuartist, por edhe Ueah në krahun e djathtë në vend të argjentinasit. Sa i përket krahut të majtë, pritet të konfirmohet Mekeni, ashtu si në mes do të luajë çifti Lokateli-Turam. Sigurisht nuk ka ndryshime në mbrojtje, ku Tudor është me numra të kufizuar dhe kështu do të jetë edhe për një muaj tjetër, pas dëmtimit të Gatit.

Pra, do të jenë Kalulu, Veiga dhe Keli. Kështu që do të jetë përsëri një Juventus i vendosur me formacionin 3-4-2-1, formacioni i preferuar i kroatit për të dhënë mbështetje të duhur për mbrojtjen dhe njëkohësisht për të pasur armët më të mira për sulm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot