Viktor Gyokeres duket se e ka bërë zgjedhjen për hapin e radhës në karrierë.
Pavarësisht se ka oferta dhe opsione pafund, ai do të transferohet tek Arsenali. Mediat angleze raportojnë se agjenti i tij do të jetë në stadium për ndeshjen e Arsenalit me Real Madrid në Champions League.
Përflitet se pas ndeshjes ai do të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit londinez, ku do të diskutohen detajet e kontratës.
Vlera e sulmuesit është 70 mln euro, shifër të cilën Arsenali është gati ta paguajë.