Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me performanca të mira në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Asllani ka shënuar dy gola në fitoren e sotme të Elversbergut ndaj Regensburgut, në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 28-të.
Sulmuesi dardan deri më tani ka 14 gola të shënuar e gjashtë të tjerë i ka asistuar në divizionin e dytë të futbollit gjerman.
22-vjeçari është pjesë e Elversbergut si i huazuar nga Hofffenheimi.
Vitin e kaluar ishte i huazuar te Austria Vienna, ku kishte shënuar katër gola në 19 paraqitje.
Asllani ka pesë paraqitje me kombëtaren e Kosovës, por ende nuk e ka gjetur golin.
Sipas “Transfermarkt”, klube si Anderlecht, Fenerbahçe e Lille kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, për sezonin e ardhshëm.
Vlera aktuale e Asllanit në treg është 3.9 milionë euro.