Dëgjo këtë artikull tani...Ardon Jashari vazhdon shkëlqimin në Belgjikë, shënon në derbi për fitoren e Club Brugge
Mesfushori shqiptar Ardon Jashari sërish ishte në skenë në fitoren e Club Brugge ndaj Royal Antwerpit me rezultatin 3-2.
Jashari shënoi gol në këtë përballje të play-offit, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të jetë në luftë për kreun e renditjes.
Jashari pas pasimit të bukur nga Maxim De Cuyper dhe pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 29-të realizoi për 2-0.
22-vjeçari Jashari e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij, duke u vlerësuar me notën 7.5 nga SofaScore.
Jashari ka 42 ndeshjet këtë edicion ka kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime.
Ai me paraqitjet shumë pozitive deri më tani ka bërë që të jetë shumë i dashur për tifozët e Brugget, ndërsa klubet e njohura evropiane kanë filluar të mendojnë për transferimin e tij.