Atletico Madrid fiton në frymën e fundit

- Bota Sot

Atletico Madrid fiton në frymën e fundit

Sevilla dhe Atletico Madrid u përballën në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Lucien Agoume, francezi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

“Colchoneros” barazuan në minutën e 25-të me Julian Alvarez. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Goli i fitores për Atletico Madrid erdhi në minutën e 93-të me Pablo Barrios.

Pas kësaj fitoreje, Atletico mbetet në vend të tretë me 60 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot