Taipi: Nuk kemi presion te Partizani

- Bota Sot

Taipi: Nuk kemi presion te Partizani

Partizani dhe Tirana do të zbresin në fushë nesër. Luhet derbi i kryeqytetit në “Arena Kombëtare”, sfidë që nis në orën 20:00.

Para këtij takimi ka folur Gjelbrim Taipi. Mesfushori i Partizanit ka marrë më tepër përgjegjësi, pas ikjes së disa lojtarëve në këtë sezon.

Mendoni se është koha për të vendosur derbin me një gol tëndin –

Taipi: Normalisht unë në çdo ndeshje që futem hyj me idenë që e rëndësishme është të fitoj skuadra. Nëse shënon edhe gol pastaj është ajo pjesa që rritet edhe besimi.

Çdo futbollist që arrin të shënoj e ka atë besim edhe për ndeshjet e tjera. Në çdo ndeshje jo vetëm në derbi kryesorja është të arrijmë maksimumin si ekip. Nëse arrij edhe të shënoj do jetë akoma edhe më bukur.

Si kanë qenë këto ditë për ju në prag të ndeshjes derbi  –

Taipi: Prej dy vitesh unë jam pjesë e Partizanit. Nga ana e klubit apo drejtuesve nuk është se kemi ndonjë lloj presioni kur luajmë ndeshjet derbi. Normalisht është një përgjejgjësi më e madhe sepse është derbi më i madh në Shqipëri dhe normalisht dëshira e çdo futbollisti është që të fitoj derbin. Çdo lojtar është i vetëdijshëm sepse kur vjen java derbi duhet të jetë më shumë i fokusuar, përqendrim maksimal. Çdo lojtar duhet të jetë në 100% e tij sepse derbin duhet ta shijosh.

Me profesor Gegën njihemi prej shumë vitesh, ai i di cilësitë e mia, nuk është se ka kërkuar diçka të veçantë. E rëndësishme është që në dy ndeshje që kur ka ardhur profesori jemi përgjigjur në mënyrën më të mirë.

Të vazhdojmë edhe nesër në derbi ti përgjigjemi sa më mirë detyrave që do të na jap profesori. Nuk është e rëndësishme se kush do të shënoj , e rëndësishme është të zbatojmë detyrat sa më mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot