Portieri i Luganos, Amir Shaipi, ndryshe është reprezentues i Kosovës, shpreh zhgënjimin për humbjen me rezultat 2:0 në konak të Baselit.
Baseli kryeson me 55 pikë e Lugano renditet në pozitën e 5-të me 48 sosh në Kampionatin e Zvicrës.
“Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen, nuk është dhe aq e merituar që Baseli të fitojë me rezultat 2:0.
Ata shënojnë gola nga disa raste dhe ne jo.
Na mungoj efikasiteti, ndaj e lëmë fushën si humbës.
Ne ishim të parët për një kohë të gjatë dhe më pas humbëm pikë të rëndësishme.
Tani gjithçka është e hapur për gjashtë ndeshjet e tjera”, thotë Shaipi, transmeton mediumi zviceran “Blick”.