Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

- Bota Sot

Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në restorantin Rose Marine në qytetin ukrainas Kryvyi Rih, shpërthen bomba ruse.

Në anën tjetër, rusët pretendonin se “85 oficerë të NATO-s janë vrarë” në këtë restorant, që u godit me raketat Iskander-M gjatë 4 prillit.

Majori Dmytro Lykhovii, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar pamjet në Facebook.

Videoja e publikuar edhe nga France 24, shfaq dhjetëra vizitorë në restorant.

Aty nuk kishte personel ushtarake si jashtë ashtu dhe brenda restorantit. Pamjet gjithashtu tregojnë pasojat e bombardimit.

“Rusia gënjeu kur tha se ishin 85 oficerë të NATO-s në restorant në Kryvyi Rih që u shënjestrua me Iskander-M. Gënjyen gjithashtu kur thanë se raketa ishte e pajisur me eksploziv të fuqishëm”, thanë ukrainasit.

Gjithashtu u theksua se në një rreze nga 70 deri në 100 metra distancë nga ky restorant, janë vrarë 20 civilë, përfshirë 9 fëmijë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot