Pas fitores 3-0 në derbin kundër Partizanit, për mediet foli edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ky i fundit u ndal te forma e keqe e këtij sezoni dhe premtoi se ekipi do ngrihet në nivele të larta.
Duke u pyetur për stadiumin e ri ai tha se eshtë pjesë e tij ndërsa shtoi se ndoshta i gjithë presioni për Tiranën u bë për këtë stadium me kulla që u miratua pak ditë më parë.
Halili la të kuptohet se ai u sulmua pikërisht për stadiumin, duke dëmtuar edhe klubin e futbollit.
“Fitorja në derbi – Të flasim për vazhdimësinë tani, të shohim çfarë do të bëjmë. Shpresojmë që skuadra të ecë përpara, ju përgëzoj të gjithëve për interesimin ndaj këtij klubi. Është gëzim shumë i madh që kryeministri miraton ndërtimin e një stadiumi, kur vjen puna mediat sportive ngado nuk thanë asnjë koment që ky është një gëzim i madh se kryeqyteti do bëhet me stadium të ri.