Renditja në Kampionatin Shqiptar

- Bota Sot

Renditja në Kampionatin Shqiptar

Java e 33-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me ndeshjen derbi Tirana – Partizani.

Në “Arenën Kombëtare” triumfuan bardheblutë me rezultatin e thellë 3-0.

Po sot u luajt edhe ndeshja tjetër Egnatia – AF Elbasani. Në “Egnatia Arena” fitoi AF Elbasani me rezultatin 1-2.

Dinamo City siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”. Barazimi 1-1 me Teutën ishte vendimtar dhe blutë janë skuadra e dytë, pas Egnatias, që do të garojnë në fazën finale për titullin kampion të “Abissnet Superiore”.

Bylis mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë, me rezultatin minimal 1-0.

Këtë javë triumfoi edhe Skënderbeu ndaj Laçit në transfertë, me rezultatin 1-2.



Lexoni të gjitha në Bota Sot