Pas transferimit të tij në janar të këtij viti nga Eintracht Frankfurt te Manchester City për një tarifë rekord prej 75 milionë eurosh, sulmuesi egjiptian Omar Marmoush ka shprehur kënaqësi të madhe me muajt e tij të parë me “citizens”.
“Është fantastike të jesh këtu. Është një qytet i bukur dhe klubi është i madh. Anglishtja është gjuha ime e dytë, kështu që e kam më të lehtë këtu. Njerëzit në klub, stafi, ne jemi të gjithë një familje e madhe“, tha Marmoush.
Sulmuesi shprehu mendimin e tij për krahasimin mes Premier League dhe Bundesligës:
“Presioni është më i lehtë për mua për ta menaxhuar, sepse lojtarët rreth meje janë më cilësorë. Ndryshimi më i madh është intensiteti: këtu është më i lartë se në Gjermani. Çdo ekip mund të mposhtë këdo”.
Deri më tani, Marmoush ka luajtur në 12 ndeshje për Manchester City, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë një asistim, por duke demonstruar edhe një ndikim të menjëhershëm në ekipin e tij të ri. Pas dëmtimit të Haaland, tani është titullar dhe në këtë moment të sezonit, City ka nevojë për golat e tij më shumë se kurrë.