Në një intervistë me Fabrizio Romano, Marco Materazzi zbuloi se ishte shumë pranë kalimit te Milani, “armiku” i madh ndërqytetas i zikaltërve, në vitin 2006.
Në atë kohë, ai po luante pak me Interin dhe ishte i shqetësuar se mungesa e minutave në fushë mund të ndikonte në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2006, në Gjermani.
Materazzi pranoi se transferimi te rivali i madh i qytetit nuk ishte një vendim i lehtë, duke pasur parasysh dashurinë e tifozëve të Interit për të dhe antagonizmin e fortë midis dy klubeve. Përfundimisht, ai qëndroi tek Interi, fitoi vendin e tij në skuadër dhe luajti një rol kyç në triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006:
“Unë te Milani? Kam qenë shumë pranë. Ishte viti 2006, tek Interi luaja pak dhe doja të shkoja në Botërorin e Gjermanisë. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë për mua, sepse e dini…
Tifozët e Interit më duan, ndërsa ata të anës tjetër të qytetit më urrejnë. Do të kisha pasur nevojë për Gattuson, që të më priste nga ana tjetër…”.