Trajneri i Bayernit ka frikën nga Interi

- Bota Sot

Trajneri i Bayernit ka frikën nga Interi

Trajneri i Bayern Munih, Vinsent Kompani, ka dalë në zonën e prononcimeve në prag të duelit kundër Interit në Ligën e Kampioneve, aty ku bavarezët do presin zikaltrit sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 në “Allianz Arena”.

"Ata janë një skuadër gjithmonë e rrezikshme, jo vetëm në kundërpërgjigje. Gjithashtu të mirë në prapavijë dhe në grupe.

Shënojnë shumë gola sepse kanë lojtarë të mirë.

Por ne e bëjmë gjithashtu këtë, priten gola”, tha trajneri belg.



Lexoni të gjitha në Bota Sot