Këtë të mërkure dhe të enjte do të zhvillohen ndeshjet gjysmfinale të Kupës së Kosovës.
Ndeshja e ditës së nesërme është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj, Dritës dhe Prishtinës, e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Ilir Mehmeti, teksa ndihmës të tij do të jenë Granit Hyseni dhe Besnik Morina.
Në ndeshjen tjetër, Llapi është nikoqir i Drenicës, me takimin e planifikuar të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë nga ora 15:00.
Gjyqtar kryesor në këtë sfidë do të jetë Dardan Çaka, i ndihmuar nga anësorët Fatlum Berisha dhe Fatmir Sekiriqa.