Përgatit Barcelonën

- Bota Sot

Përgatit Barcelonën

Borusia e Dortmundit nuk është një rivale e panjohur për Hansi Flik.

Trajneri gjerman mbajti sot për gati 60’ fjalim përballë lojtarëve. Mediet spanjolle kanë publikuar pamjet ku Flik u dha direktiva të besuarve të tij.

“Mendoj se do të kemi përballë një ekip të fortë në mbrojtje edhe pse ka humbur disa lojtarë kyç në këtë repart”, tha gjermani gjatë konferencës së sotme për shtyp. Barcelona ishte në fushë të dielën mbrëma dhe nuk kishte shumë kohë për tu përgatitur për duelin e radhës.

Ky fakt u anashkalua nga Flik, i cili u tha gazetarëve se nuk ishte në dobi të skuadrës që të flitej për të tilla tema përpara një dueli kaq të rëndëishëm.

“Për ne kualifikimi për në gjysmëfinale të Championsit vlen shumë prandaj nuk duhet të humbim kohën për të diskutuar për kalendarin”, tha Flik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot