Kompany: Rezultati ndaj Interit nuk ishte i drejtë

- Bota Sot

Kompany: Rezultati ndaj Interit nuk ishte i drejtë

Humbja 2-1 në shtëpi, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, djeg shumë për bavarezët.

Tashmë kualifikimi është vështirësuar shumë, me kthimin që do ta luajnë në “San Siro”, ku përmbysja, në kushtet e dëmtimeve të shumta, bëhet “malore” e fortë.

Vincent Kompany, trajneri belg i gjigantëve bavarezë, e analizoi kështu disfatën e të tijve ndaj Interit: "E nisëm mirë ndeshjen, dominuam në 30 minutat e para dhe mund të kishim shënuar 1 ose 2 gola, madje edhe më shumë.

Edhe në pjesën e dytë ishim përsëri dominues, krijuam raste, por në fund e dimë se Thomas (Müller) ka gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kur hyri në fushë, gjeti golin e barazimit. Ne u përgatitëm maksimalisht për këtë ndeshje dhe çdo vendim që morëm ishte për arsye futbollistike.

Interi ishte shumë i fortë sot, neve na dëmtoi mungesa e Musiala. Me Guerreiron në pozicionin e tij donim të gjenim ekuilibrin e duhur. Na duhen të gjithë lojtarët për t’i arritur objektivat tona. Mendoj se Guerreiro bëri një paraqitje të mirë sot, ashtu si edhe Müller. Shumë lojtarë luajtën mirë, vetëm rezultati nuk ishte i drejtë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot