Edhe një talent nga Kosova ftohet nga Suedia

- Bota Sot

Edhe një talent nga Kosova ftohet nga Suedia

Arion Arifaj do të jetë talenti i radhës nga Kosova që do t’i mbrojë ngjyrat e një shteti tjetër.

Super-talenti kosovar shihet si një lojtar me potencial të lartë dhe paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me ekipin Skövde AIK e kanë shpërblyer atë.

15 vjeçari në fakt së fundmi është përfshirë në listën ngushtë të seleksionimit në grupmoshat e reja të Kombëtares së Suedisë.

I lindur në vitin 2009, Arioni njihet për shkathtësitë e tij të hatashme me top dhe qëndrueshmërinë e lartë fizike.

Arifaj është kapiten në ekipin e tij, të cilin po e udhëheq me sukses në ligën e të rinjve në Suedi.

I lindur dhe rritur në Suedi, ai është me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Istogu.

Arion Arifaj pritet ta ketë një karrierë të suksesshme nëse e vazhdon zhvillimin me ritëm të tillë, duke shpresuar që ta ndjek edhe fati dhe të mos lëndohet, natyrisht.

Fatkeqësisht, Kosova po e humb kështu edhe një tjetër talent, si shumë të tjerë në të kaluarën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot