Rivaldo, Ronaldo, Neymar, yjet që i kanë shënuar nga dy gola në një ndeshje të Championsit

- Bota Sot

Rivaldo, Ronaldo, Neymar, yjet që i kanë shënuar nga dy gola në një ndeshje të Championsit

Nata e Declan Rice është pak të thuhet se ishte magjike. Mesfushori i Arsenalit nuk kishte shënuar kurrë gol nga gjuajtja e lirë derisa mbrëmë e theu akullin.

Madje, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mesfushori anglez i shënoi dy gola kundër Real Madridit dhe atë në harkun e 12 minutasve, duke mos i dhënë rast ndoshta portierit më të mirë në botë, Thibaut Courtois që të intervenojë.

Vetëm katër lojtarë kishin arritur t’i shënonin dy gola nga gjuajtja e lirë në një ndeshje të Championsit përpara Declan Rice.

Askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare, para mrekullisë që e bëri mbrëmë përfaqësuesi anglez.

Lojtari i parë që i kishte shënuar dy gola nga faulli në një ndeshje të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian ishte Rivaldo, në barazimin 3:3 mes Barcelonës dhe Milanit.

Legjenda braziliane e kishte shënuar edhe golin e tretë për “Blaugrana” në atë ndeshje, por jo nga gjuajtja e lirë.

E veçantë është edhe historia e Cristiano Ronaldos, i aftë të shënonte dy herë nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e tij të parë për Real Madridin në Champions në vitin 2009 kundër Zurichut.

Të tjerët: Neymar Junior kundër Crvena Zvezdës në vitin 2018 dhe Hakim Ziyech kundër Manchester Unitedit në vitin 2023.

Kjo është lista e lojtarëve që i kanë shënuar nga dy gola në një ndeshje të Championsit:

Declan Rice kundër Real Madridit në vitin 2025

Hakim Ziyech kundër Manchester Unitedit në vitin 2023

Neymar kundër Crvena Zvezdës në vitin 2018

Cristiano Ronaldo kundër Zurichut në vitin 2009

Rivaldo kundër Milanit në vitin 2000.



Lexoni të gjitha në Bota Sot