Lajme të mira për Barcelonën vetëm pak orë para sfidës shumë të rëndësishme të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.
Íñigo Martínez, i përjashtuar nga ndeshja e kampionatit kundër Betisit për shkak të një dëmtimi të lehtë muskulor, është rikthyer në listën e lojtarëve të gatshëm për Hansi Flick.
Qendërmbrojtësi ka kaluar shqetësimin dhe do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje të madhe europiane.
Pavarësisht mungesave të disa emrave të rëndësishëm — në veçanti Marc-André ter Stegen, Marc Casadó, Marc Bernal dhe Dani Olmo — Barcelona vjen në këtë përballje në një formë të admirueshme: 23 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet dhe me mundësi reale për të luftuar për të gjithë titujt sezonalë.
Skuadra është grumbulluar në hotelin e zakonshëm dhe atmosfera është ajo e ditëve të mëdha.
Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e fillimit të mbarë përpara publikut të tyre në ‘Estadi Olímpic Lluís Companys’, që pritet të jetë zjarr.
Këta janë lojtarët e grumbulluar nga Flick për ndeshjen e sotme:
Portierë: Szczesny, Iñaki Peña, Koche
Mbrojtës: Cubarsí, Araujo, Balde, Íñigo Martínez, Héctor Fort, Gerard Martín, Christensen, Koundé, Eric Garcia
Mesfushorë: Gavi, Pedri, Pablo Torre, Fermín, Frenkie de Jong
Sulmues: Ferran, Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha, Pau Victor, Lamine Yamal