Flet ikona e futbollit: Nuk janë të tillë, shumë e thjeshtë ta harkosh topin ashtu

- Bota Sot

Flet ikona e futbollit: Nuk janë të tillë, shumë e thjeshtë ta harkosh topin ashtu

Deklan Rajs ishte heroi i fitores 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madrid. Dy golat e tij me goditje dënimi bënë xhiron e rrjetit dhe trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, i cilësoi si “magjikë” ato.

Por sipas një mjeshtri të vërtetë të goditjeve të dënimit në vitet kur luante futboll, Uesli Shnajder, golat e Rajs nuk janë aspak të veçantë, edhe pse duken spektakolarë, pasi muri dhe portieri janë të vendosur plotësisht gabim.

“Muri nuk ishte pozicionuar mirë te goli i parë”, tha ish-futbollisti i Ajaksit, Realit e Interit teksa analizonte ndeshjen për “Ziggo Sport”. “Kurtua mendon se Saka do ta gjuajë dhe ai godet me të majtën.

Kështu ai e lëviz murin pak më djathtas, në mënyrë që të ruajë këndin e tij të portës. Një lojtar me këmbën e djathtë nuk duhet të lejohet asnjëherë të gjuajë rreth murit nga ai kënd. Është e palejueshme.

Mund të duket pak e çmendur ajo që do të them tani. Duket sikur është shumë e vështirë, por për një lojtar që gjuan me këmbën e djathtë, kjo është shumë e lehtë. Nëse ke një goditje të mirë, ky është një top shumë i lehtë. Kur je në fushë, e sheh që topi duhet të shkojë rrotull atij muri. Muri ishte shumë larg në të majtën”, tha Shnajder.

Edhe ish-mbrojtësi Xhovani Van Bronkhorst ishte i të njëjtit mendim. “Muri është shumë larg dhe ai mund të godasë përtej tij. Është e lehtë të gjuash topin ashtu”, theksoi ai.

Shnajder më pas shpjegoi edhe problemin te goli i dytë i Rajs. “Te ky, është shumë larg. Nëse shihni përsëritjen, Kurtua bën një hap djathtas. Si rrjedhojë, ai nuk ka asnjë shans në këndin e tij. Kjo vjen nga pasiguria e golit të parë. Ai kërcen, asnjë mundësi, mirupafshim, e pësove. Nëse qëndronte në këndin e tij dhe i besonte murrit, do ta kishte pritur”, tha ish-futbollisti holandez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot